Policia italiane ka arrestuar shqiptarin Rafaelo Beqaj pasi akuzohet si autor i një aksidenti me vdekje.
I riu që sapo ishte kthyer nga Shqipëria pas ngjarjes u arratis, por u arrestua sapo shkoi në aeroportin Fontanarossa në Kataniam teksa gjykata italiane ka vendosur për shqiptarin masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ deri në seancën e rradhës.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 18 nëntorit 2022 rreth orës 03:00 ku 24-vjeçari përplasi me një makinë tip ‘Audi Q8’ për vdekje 16- vjeçarin e identifikuar me emrin Daniele Cantale Garano në zonën e quajtur Acireale.
16- vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një mjet të volgël tip ‘Honda Sh’ udhëkryqin me via Kennedy. Bëhet e ditur se shqiptari ka qenë me shpejtësi skëterrë dhe ka hedhur disa metra larg, 16-vjeçarin.