Pas fitores së mandatit nga 32 deputetë shqiptarë në zgjedhjet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut, një urim ka ardhur edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha. 


Përmes një postimi në Twitter, ai ka uruar deputët edhe në emër të Partisë Demokratike, dhe e ka quajtur një rezultat historik.


Sipas Bashës, zgjedhja e tyre do të kontribuojë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. 


“Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV.


E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar”, shkruan Basha.