Një ngjarje tragjike mësohet se ka ndodhur në burgun e Korfuzit në Greqi. Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë një i burgosur shqiptar.

Ky i fundit mësohet se është një 35-vjeçar nga Kurbini me inicialet L.B. Shqiptari pritet të sillet sot drejt Shqipërisë, ku edhe do t’i bëhen nderimet e fundit nga familja.

Sipas një të afëmi, ngjarja ka ndodhur para 3 ditësh, teksa lidhur me vdekjen e tij nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.