Flet  për herë të parë vëllai i Renald Tahiri 38-vjeçarit që vdiq në qelinë e burgut 302 në Tiranë.

Pak ditë më parë një lajm i trishtë ka tronditur Tiranën, ku 38-vjeçari Renald Tahiri ndërroi jetë brenda burgut. I vëllai i të ndjerit i ftuar në “Shqipëria Live” ka folur në lidhje vdekjen misterioze dhe rrethanat.

“Kërkoj falje edhe njerëzve që mbase Nardi i ka lënduar.

Nardi ka pas rënë pre e dhunës.  E dija që ai ishte brenda. Më morën në telefon të hënën, pas orës 11 dhe më lajmëruan se ai s’ishte mirë. Shkoi babi me marr informacion. Ishte hera e 16 a 17 që shkonte në burg. Ishte hera që u kthye nga Franca, u rehabilitua pasi konsumonte lëndë narkotike.

Ka pas përdorur heroinë që 12 vjeç. Gjithë jeta ashtu i ka pas shkuar. Ai ka qenë shumë shpirt mirë pavarësisht së pinte lëndë narkotike.

I thashë se po shkove në Shqipëri do vdesësh. Kur u shkëput që erdhi në Francë, tha nuk dua të shqetësoj edhe familjen edhe komunitetin”, tha Renis Tahiri, i vëllai i Renaldit.