Prokuroria e Tiranës ka marrë ditën e sotëm në pyetje mjekët, të cilët ndodheshin në spitalin e Traumës gjatë natës kur ndërroi jetë Lear Kurti.

Mësohet se pas 4 orësh marrje në pyetje, 6 mjekët e turnit të natës kanë deklaruar se i riu ka shkuar i pajetë në spital, njësoj siç e kishin shënuar dhe në kartelën e tij. Ata theksuan se kanë bërë çmos për ta rikthyer në jetë, p[or nuk ja kanë dalë.

Pas marrjes në pyetje të mjekëve, grupi hetimor pritet të bëjë dhe këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë gjatë asaj nate.

Vdekja e Kurtit është ende e rrethuar me mister, edhe pse më herët u tha se shkaku i vdekjes ishin disa qese kokaine që dyshohet se ai i kishte gëlltitur teksa përpiqej t’i shpëtonte policisë.