Pas operacionit të Policisë së Shtetit, ku arriti të parandalonte një ngjarje kriminale në Krujë, pasi 4 persona kërcënuan më armë një biznesmen, ka reaguar ministri Taulant Balla.

Në një postim në FaceBook, Balla përgëzon efektivët që prangosën 4 personat, ndërsa është shprehur se tashmë nuk do lejohet të ketë feude e bajraqe në Shqipëri.

Reagimi i Taulant Ballës në FaceBook:

Do bëjmë gjithçka që në territorin e Shqipërisë të mos ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Përgëzoj Policinë e Shtetit për parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në Krujë dhe ndalimin e personave që guxuan të kërcënojnë një qytetar, i cili kishte denoncuar një paligjshmëri.