Një 41-vjeçar turk ka rënë në prangat e policisë kufitare të Portit të Durrësit, pasi ka tentuar që të hyjë në territorin shqiptar me një sasi parash të padeklaruara dhe kanabis,
Në njoftimin për media bëhet e ditur se shtetasi turk kishte falsifikuar edhe një pasaportë spanjolle, të cilën e ka treguar në Port.
“Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në bagazhet e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaportën origjinale të 41-vjeçarit me shtetësi turke, me gjeneralitete A. T.
Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se pasaporta spanjolle që kishte paraqitur ky shtetas, gjatë kryerjes së proceduare në PKK Port Durrës, ishte e falsifikuar”, njofton policia.
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 41 vjeç, banues në Barcelonë, Spanjë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.