Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në studion e “Zona Zero” në Top News ditën e sotme tregoi më shumë lidhur me laboratorin e drogës në Fier.
430 kg kokainë u sekuestruan të fshehura në thasët me pleh, për të cilët Karamuço tha se plehu kimik doli i pastër në skanera.
“Nëse nuk do kishim informacion nga partnerët tanë, plehu s’do ishte kontrolluar kurrë. Vetëm kur kemi partnerët tanë ndërkombëtarë në mes, operacioni shkon mirë.
Operacioni vijon dhe do të ketë rezultate për hetimet e bëra në Fier. Kolumbianët janë shkencëtarë në kimi për të kamufluar kokainën.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregoi se SPAK ka në dorë një sërë përgjimesh ku janë identifikuar rolet e grupit.
“Viktor Çervanaku është një nga kryesorët që ka financuar sasinë e kokainës. Është shpallur në kërkim dhe një 47-vjeçar nga Kolumbia, i cili do bënte ndarjen e kokainës nga plehu, në thasët e të cilit u gjet droga.
Fillimisht u arrestuan 4 të rinjtë në Tiranë, që donin të kryenin një vrasje. Ka shumë pikëpyetje nëse financuesi ishte pritësi i vetëm,” tha Hoxha.