Kur kanë kaluar 44 vite nga gjetja e trupit të pajetë të Aldo Moros në Itali, gazetari Thimi Samarxhiu ka rikthyer edhe një herë debatin e bandës mafioze “Brigada e Kuqe” dhe misterit të vrasjes së ish-kryeministrit italian.
Për të folur për ngjarjen, ishte në një lidhje Skype me emisionin “Zona Zero” në Top News, drejtoresha e Arkivës Flamigni, Ilaria Moroni.
“9 Maji ditë simbolike pasi Italia ka ndryshuar pas këtij rasti dhe asgjë nuk ka qenë më si më parë. Seria e gjatë e vrasjeve dhe bombave, janë goditur forcat e rendit, gazetarë, magjistratë, dhe kanë vrarë në mënyrë të synuar, kanë shënjestruar ata persona që donin ta ndryshonin vendin.
Një prej tyre ishte dhe Aldo Moro, ati themelues i Kushtetutës sonë. Ka bërë shumë reforma si Ministër i Drejtësisë. Ai ishte gati të bënte kompromisin historik, donte të bënte një hapje ndaj të majtëve, ishte një burrë që kërkonte dialogun. Reformat në vendin tonë ishin të shumta, se bëhet fjalë për vitet e plumbave. Aldo Moro u rrëmbye dhe 5 njerëz të shpurës së tij, dhe karabinierët që rrinin me të, u vranë me një forcë zjarri shkatërruese.
Moro nuk u plagos, u rrëmbye i pacenuar, por nga ajo ditë ne nuk dinim më gjë prej tij. Pas shumë letrave dhe memoralieve që morëm vesh më vonë, ishte që Moro negocionte për jetën e tij. Brigadat e Kuqe thuhej se vinin nga seksioni i majtë. Trupin e tij e gjetën në bagazhin e një makine tip Reno mes selive të Partisë Komuniste dhe Partisë Demokristiane,” tha Moroni.
A kishte mundësi qeveria ta zbulonte vendin ku ndodhej kur u mor peng? A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për të?
“Është pyetje që ende sot e kësaj dite ia bëjmë vetes. Ai u grabit më 16 mars, është i pari dhe i vetmi rrëmbim ku nuk negociohet. Filmimi i vendit ku ndodhej trupi i Moros u bë nga një gazetar, se nuk kishim transmetim të drejtëpërdrejtë atëherë. Operacionet e ndryshme policore që bënin të dëshmonin se shteti aty, nuk ishin veprime të zgjuara hetimore.
Jemi të sigurtë se Moro nuk është mbajtur peng aty ku thonin Brigadistët. Moro ishte personi që kërkohej më tepër në Itali. Kur kanë zbuluar kufomën, ekspertiza zbuloi në bazë të mushkërive se kishte bërë ecur në një vend të hapur, ndryshe nga thonin Brigadistët se e kishin lënë në një dhomë të ngushtë. Aldo Moro kishte shumë armiq, sepse ai donte të fuste Brigadat e Kuqe në parlament, të dialogonte,” tha drejtoresha e Arkivës Flamigni.
A ka persona të penduar apo dokumente që hedhin dritë mbi vdekjen misterioze të Aldo Moros?
“Ka dy anë, njëra është dokumentimi, ka mbi 20 vjet që Arkivi ka bërë një betejë për transparencë, që ka cuar në disa direktiva. Kemi mungesë te dokumentacionit për vrasje të tjera. Beteja jonë që kemi bërë për vite ka qenë e madhe por kemi rrugë për të bërë akoma. Nuk na janë ofruar akoma këto dokumenta. Kemi kërkuar që këto shkresa t’i dërgohen arkivit të Shtetit”.