Hamide Blaceri 66 vjeç nga Elbasani ka filluar punë në profesionin e saldatores në vitin 1975. Prej 48 vitesh në kë profesion, 66-vjeçarja është shprehur sot në “Shqipëria Live”, se është në dijeni se është një nga të vetmet sadatore femra.
Ajo edhe pse në moshën 66 vjeçare dhe në pension aktualisht punon çdo ditë në një kompani private në qytetin e Elbasanit. Ajo poston në TikTok video nga përditshmëria e saj në punë, ndërsa për këtë ka treguar se e ndihmon mbesa e saj.
“Në atë kohë ashtu ishte tregu i punës, dhe kërkohej. Kishte shumë nxënës, shumë klasa për këtë profesion. Kishte edhe djem edhe vajza, nuk kishim dallime. Nuk ndihem aspak e ofenduar nga ky profesion, përkundrazi ndihem e privilegjuar.
Për momentin më mundon pak kimioterapia që po ndjek, por punën nuk e lë”, u shpreh 66-vjeçarja.