Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës disa ditë më parë.

Mësohet se pas gjetjes së disa rrobave, që dyshohet se i përkasin autorit, policia ka ka shpallur në kërkim 5 persona, të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e Nikulajt.

Në rrobat e gjetura kishte gjurmë të autorëve, teksa pjesë e grupit dyshohet se janë dhe persona me shtetësi të huaj.

Po ashtu, mësohet se policia ka gjetur një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur në ngjarje dhe më pas ka identifikuar personin të cilit ia ka dhënë.

Autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes.