5 të mitur shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen se janë pjesëtarë të një bande që merret me shitje të lëndëve narkotike dhe vjedhje në zonën e Zografou.
Mediat greke raportojnë se janë vënë në pranga 5 të rinj të moshës 16 dhe 17 vjeç, studentë në EPAL në Zografou, të cilët kishin marrë nën kontroll 4 dhoma të rezidencës së vjetër studentore në Universitetin Politeknik.
Sipas mediave të rinjtë nga dhomat e marra me qira dilnin kryenin grabitje dhe trafikonin drogë.
Pas hetimeve, polica ka mundur të identifikojë të miturit dhe t’i arrestojë, si dhe është bërë bastisja e rezidencës së vjetër studentore në Zografou ku ata përdorën si bazë dhe fshehën drogën.
Ndër të tjera thuhet se këta të rinj kishin të njëjtën bazë studentore, ku një vit më parë, policia kishte kryer një operacion të madh për arrestimin e banditëve rreth një vit më parë, duke zbërthyer të ashtuquajturën “mafia e Universitetit Politeknik”.
Sipas burimeve policore, të miturit, të cilët janë studentë në EPAL në Zografou, ishin aktivë në kryerjen e vjedhjeve në farmaci dhe trafikut të drogës në zonat e Zografou, Bajron dhe Kaisariani.
Adoleshentët kanë përdorur tre dhoma në katin e 6-të dhe një tjetër në katin e 10-të ku kanë fshehur drogën.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e katit të 10-të të shtëpisë që ata kishin zënë, policia ka gjetur 1 pako najloni me kanabis me peshë totale bruto 39 gram, 1 pako me 57 pako individuale me kanabis me peshë totale bruto 64. gram, u gjetën 1 peshore preciziteti, 2 gëzhoja gjuetie, 2 celularë.
Nga hetimet policore u zbuluan 9 vjedhje të kryera nga të mitur në dyqane të ndryshme.