Vëllai i shqiptarit Haxhi Çollakut, i cili u vra ditën e djeshme nga karabinerët, ka thënë detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.
Ai tregoi se i vëllai ishte emigrant prej 20 vitesh në Itali, dhe se prej 15 vitesh ishte ndarë nga gruaja.
“Nuk e ka taku që 15 vite gocën. Jetonte me ish-gruan në të njëjtën lagje. Përpara një viti kishte dashur të takonte vajzën, e kishte rastisur, dhe nëna e saj e tërhoqi dhe e futi në makinë. Hera e fundit që ai ishte në Shqipëri, ishte para një muaji. Lajmi e vdekjes së vëllait e mësova nga rrjetet sociale”, tha vëllai i Haxhi Çollakut.