Është shtyrë seanca gjyqësore për Gerti Shehun, i riu i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha.

Vendimi u mor për shkak se ish-kryeministri Berisha nuk u paraqit në Gjykatë. Prokuroria ka kërkuar shtrim të Gerti Shehut në spitalin psikiatrik, por gjatë seancës duhet të dëgjohet edhe pretendimi i Berishës.

Ndaj Gjykata i ka bërë sërish shkresë ish-kryeministrit për t’u paraqitur, teksa seanca e radhës do të mbahet në datën 20 korrik.

Gerti Shehu goditi me grusht ish-keyeministrin Sali Berisha në 6 dhjetor të vitit të kaluar, ditën ku në Tirane mbahej Samiti i BE shge paralelsiht, Berisha me grupi ne Rithemelimit, kishte organizuar një protestë. Shehu çau rrethmin e sigurisë dhe goditi Berishën, teksa ai po ecte në drejtim të kryeministrisë.

Shehu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi familjarët kanë publikuar dhe një kartelë.