Gjyqytarja e pezulluar nga detyra, Mimoza Margjeka pritet të dalë sot në seancën e Gjykatës së Posaçme.


Ajo tha për gazetarët se po goditet politikisht për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit.


Margjeka u arrestua për një skemë korrupsioni si e gjyqtare e komanduar në Apelin e Korçës, ku i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, teksa ajo me vendim zbuti masën për një të arrestuar kundrejt 6 mijë eurove.


”Janë fjalë propagandistike. Dhe jam e çuditur. Kanë goditur reputacionin tim. Dyshoj që është tendencë. Nëse dikujt i del diçka. E dini mirë çfarë kam dhënë.


Është nul kam thënë, nuk ishin zgjedhje ato. E vetmja gjyqtare që nuk i kam dhënë një kryebashkiakeje mandatin. Unë do kërkoj që seanca të jetë publike.”- tha Mimoza Margjeka.