Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë, Arben Gjata është një ndër të 8 arrestuarit nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitje.
Gjithsej janë lëshuar 8 urdhër arreste me vendim gjykate. 2 prej tyre në burg, 2 arrest shtëpie dhe 4 detyrim paraqitje. Mes të ndaluarve është dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Ndalimet janë bërë lidhur me dosjen e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë për të cilën SPAK ka hetuar prej më shumë se tre vite. Denoncimi asokohe është bërë nga “Nisma Thurje”.
Masat që ka caktuar SPAK për zyrtarët e MSH-së, të cilët akuzohen për ‘Falsifikim’ dhe ‘shpërdorim detyre’:
Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, ka akuzën e mashtrimit
Arrest shtëpie
Saimir Kadiu drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi