Një operacion anti-drogë çoi në zbulimin e një sere në Berat prej 8 dynymësh në të cilën kultivohej kanabis. Mbi 80 punëtorë, kryesisht gra u kapën duke punuar në serën e kanabisit në Drenovicë të Beratit, e cila ndodhet mes dhjetëra të tjerave me perime.
Burimet thanë se serat janë në pronësi të Xhimi Dylit, i cili i kishte dhënë ato me qira.
Policia ka shoqëruar edhe kryeplakun, Sokol Kallmi pasi ky i fundit nuk kishte dhënë informacione mbi serat e kanabisit, ndërkohë janë arrestuar nëntë persona të armatosur që ruanin kanabisin. Kamionët e ushtrisë ngarkuan kanabisin e sekuestruar që ishte mbjellë në sipërfaqen prej 2 hektarësh. Burime bëjnë të ditur se është sekuestruar 800 kg kanabis.
Ndërsa brenda serës u gjetën sende personale të punëtorëve, të cilët dyshohet se vinin nga qytete të ndryshme dhe jetonin brenda kësaj ferme në Dronovicë të Beratit.
Numri i bimëve të kultivuara është me mijëra, por Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë informacion zyrtar mbi sasinë e lëndës narkotike dhe personat e arrestuar.
Gjithashtu janë zbardhur disa nga emrat e grave të cilat ishin të punësuara në serat me kanabis të zbuluara sot në Berat. Ato janë shoqëruar nga policia e Beratit, ndërsa brenda serës kishin përshtatur edhe ambiente për të fjetur dhe për t’u larë.
Fatmira Zaja
Dëshire Hoxha
Honke Farruku
Besnike Tartari
Hajrie Dika
Flora Kodheli
Lumturie Toshi
Diana Meta
Mimoza Doku
Sadie Gjana
Fatmire Tota
Mihane Marku
Afërdita Cani
Behije Hasa
Rrushie Cuku
Fatmire Marku
Valentina Disha
Elida Disha
Lule Luka
Rudije Halili
Mirushe Bardholi
Enkeleda Bardholi
Bukurie Bardholi
Vera Sala
Nurie Hysenaj
Shyrete Hysenaj
Laureta Stafa
Blerina Likmetaj
Dashurie Sinaj
Afërdita Hasa