Kolaicioni “Bashkë Fitojmë” i përbërë nga dyshja Meta-Berisha pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e 14 majit, ku arritën të merrnin vetëm 7 bashki, në krahasim me 53 të PS.
I pyetur sot nëse do të mbajë përgjegjësi për këtë humbje, Ilir Meta deklaroi se po mblidhen faktet, për të dokkumentuar atë që ai e cilësoi si “masakër zgjedhore”
“Do t’i shikoni të gjitha faktet. Janë denoncuar përpara, gjatë dhe në vazhdimësi. Në radhë të parë është në rendin e ditës dokumentimi i të gjithë masakrës zgjedhor, së dyti është kontestimi ligjor dhe përgatitja e dokumentacioneve edhe në institucionet ndërkombëtare.
Nuk ekziston asnjë krahasim mes tij që ia fali pushtetin vendor Ramës, në tavolinë për 4 vite me atë luftë dhe përpjekje që u bë për të rikthyer pluralizmin politik, edhe pse i cunguar është kthyer në të gjitha këshillat bashkiakë, të jeni të qartë se nuk ka dorëzim dhe kapitullim përpara mafies shtetërore dhe narko-shtetit, do të luftojmë në emër të mbi 500 shqiptarët që në kushte presione votuan me sakrifica të mëdha, por edhe atyre që u penguan, intimiduam dhe iu morën kartat e iu bënë presione nga më të rënda”, u shpreh Meta.