Kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një koalicioni për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama u pyet nëse do të formonte një koalicion.

Kreu i qeverisë u përgjigj shkurtimisht “me qytetarët”.

Pyetje: A po e konsideron PS-ja mundësinë e një koalicioni për zgjedhjet e 14 majit?

Kujtojmë se nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe Partia e lirisë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe, pritet që në zgjehdjet e 14 majit të dalin me kandidatë të përbashkët.

Sai përket mbledhjes së kryesisë të Partisë Socialiste, thelbi i diskutimeve ishte pikërisht data 14 maj dhe përgatitja e kampit rozë për fushatën elektorale.