Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim gjatë konferencës së lamtumirës ditën e sotme u pyet edhe për qëndrimet e saj ndaj sulmeve të Berishës.
Me shumë delikatesë, Kim pa përmendur ish kryeministrin Sali Berisha, tha se Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja.
“Mendoj se çdo ambasador përballet me sfidat. Por ka diçka lidhur me SHBA, ne shohim nga ardhmja. Çdo ambasador do të përpiqet ta drejtojë gjithnjë Shqipërinë drejt së ardhmes.”- tha Kim.