Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore.

Përpara kryeministrisë është organizuar një ceremoni, ku kanë marrë pjesë qytetarë, por dhe shumë politikanë, pavarësisht drejtimit politik. Mes tyre përmendim Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Taulant Balla, Pandeli Majko, Gramoz Ruçi etj, të cilët qëndrojnë të ulur së bashku.

Megjithatë, vihet re mungesa ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pritet të mungonte në këtë pritje, pasi është shpallur non-grata nga SHBA-të. Por për të mos e lënë vetëm, duket se dhe aleati i tij, Ilir Meta ka zgjedhur të mos marrë pjesë.