Në një konferencë para gazetarëve, Damian Gjiknuri është përgjigjur në lidhje me largimin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, nëse është ndierë i tradhtuar nga PS.
“Unë gjithmonë jam akuzuar për shkak të pozicionit tim. Dhe jo nuk ndihem aspak i tradhtuar. Do vazhdoj të punoj në këtë parti. Nuk ndihem i keqardhur. Unë jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme”, u shpreh Gjiknuri, ndërsa theksoi se lëvizja në poste të ndryshme është normale.
Pjesë nga fjala e Gjiknurit:
“Befasia për disa dhe interesi që shkakton në rrjetet sociale nuk duhet të përbëjë boshtin nga duhet të orientohet koshienca ime. Pas çdo procesi zgjedhor ne i ushtrohemi një procesi analize.
Nuk e quaj në ato terma që ju thoni. Për mua fundi i diçkaje është fillimi i një gjëje të re. Unë jam akuzuar gjithmonë pasi kam mbajtur pozicione kyçe. Nuk është hera e parë që akuzohemi për akuza të karakterit politik. Ka vetëm një drejtësi që i gjykon, dhe jo opinioni publik krijuar nga vatra të ndryshme politike.
Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje, jam në komunikim të vazhdueshëm me kreun e partisë, është marrëdhënie e qëndrueshme pune. Sa më pozicione të larta te kesh, aq më tepër edhe do sulmohet”