Mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel u publikuan sondazhet e Ipsos lidhur me garën elektorale në qytetin e Shkodrës.

Studimi është kryer në një periudhë kohore 4-ditore, 8 prill deri më 12 prill, ku janë anketuar 1003 persona.

Ajo që vihet re ka një mëdyshje gati të barabartë mes qytetarëve të Shkodrës nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo jo.

Sipas 49% të të anketuarëve Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar, në dallim nga 42% që mendojnë se po shkojmë në drejtimin e duhur.

Këtë përgjigje, e komentoi edhe gazetari Carlo Bollino i ftuar në studio, i cili tha se është një statistikë e pritshme për shkak se dihet që elektorati shkodran anon nga Partia Demokratike.