Lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer, që mendohet se është personi që ka porositur vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador, mendohet se është vrarë në Panama.
Mediat vendase kanë publikuar pamjet e makinës ku është ekzkekutuar një person me nofkën “Yai” teksa lëvizte në rrugët e Veradon.
Kanë qenë disa media serbe që hapën lajmin e vrasjes së tij, megjithatë pritet një konfirmim nga policia panameze i familjes Zvicer ka folur për Kurir dhe ka mohuar që klienti i tij të jetë vrarë.
Por kush është Radoje Zvicer?
Radoje Zvicer, personazhi misterioz, lideri i klanit të Kavaçit mendohet se është personi që ka porositur ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador. Bashkëpunimi mes dy klaneve, atij “Kavaç” dhe mafias shqiptare në Ekuador ka nisur kohë më parë por tashmë është shkatërruar, për shkak të përplasjes në dominimin e tregut të kokainës.
Arsyeja lidhet me një dyshim se grupi shqiptar i drogës spiunoi tek policia, e cila kapi një ngarkesë të madhe droge të klanit Kavaç, duke bërë që të nisë përballja. Policia kapi ngarkesën dhe serbët nisën hakmarrjen. Gjithsesi për vrasjen e Dashit nuk është vënë askush në pranga e tashmë fokusi është kthyer tek lideri i klanit Kavaç.
Kreu i klanit “Kavaç”, Radoje Zviter, konsiderohet si një nga kontrabandistët më të mëdhenj të kokainës në botë.