Kastriot Hasalla, i dyshuari kryesor për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla dhe plagosjen e babait dhe dy vëllezërve të tij, ka dalë para gjykatës së Lushnjes dhe mori dënimin me burg.

Pas vendimit ai është shoqëruar sërish me shpejtësi në furgonin e policisë duke u tërhequr nga uniformat blu.

Këto ishin pamje shokuese për nënën e tij, e cila nuk i ndante shikimin deri në momentin kur u mbyll dera e furgonit.

Në lot, ajo vinte duart në kokë duke thënë: “Ah mor bir çfarë bëre”.

Kastrioti ka pohuar autorësinë e vrasjes para trupës gjykuese dhe ka kërkuar që të mos mbahen në burg vëllai dhe djali i tij, duke u shprehur se ata nuk kanë qenë bashkëpunëtorë në vrasje. Po ashtu ai është justifikuar me faktin se vrasjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Jashtë  seancës, në një komunikim për mediat, vëllai i tij Jonus Hasalla ka deklaruar se kërkon mëshirë për të, ndërsa shtoi se do të shkojë në familjen e viktimës për ngushëllim edhe nëse ata do e vrasin.