Detaje të reja janë zbardhur nga çështja hetimore për vrasjen e Pjerin xhuvanit, disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2021.

Avokatja Rezarta Tahiraj, e cila përfaqëson familjarët e Pjerin Xhuvant, ka ngrotir alarmin se jeta e një dëshmitari të ngjarjes së rëndë, mund të jetë në rrezik.

Sipas Tahirajt, gjatë shkurtit ky dëshmitar, duke ju përgjigjur pyetjeve të prokurorit, ka deklaruar se ka parë dhe se mund të identifikojë dy personat e armatosur që, bashkë me të tjerët, kishin rrethuar dhe kërcënuar viktimën përpara se të vritej.

“Me deklarimet e tij në proces ky dëshmitar, mund të ketë kontribuar në mënyrë indirekte në zbulimin e misterit të predhave të pistoletës të kalibrit të ndryshëm të ekspertuar nga policia. Dëshmia se ka parë këta dy agresorë kontribuon ndër të tjera për të sqaruar se përpara mbërritjes së mjekut midis komponentëve të strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose të bashkëpunëtorëve të tyre ka patur armë jo vetëm vrasësi por sigurisht këta dy personat e tjerë dhe ndoshta edhe të tjerë. Kush do ta mbrojë dëshmitarin nga rreziku që ata dy persona të armatosur ende të paidentifikuar i vënë në rrezik jetën ose e kërcënojnë për ta detyruar të ndryshojë deklarimet e tij”, shprehet Tahiraj.