Ka folur ditën e sotme në ‘Shqipëria Live’, Rita Laçi, motra e Gjergj Laçi, radikalisti fetar 52-vjeçar që prej 6 vitesh mbante të mbyllur familjen e tij në shtëpi.

Në një lidhje live ajo, në gjendje të rënduar emocionale ka thënë që nusja e vëllait të saj, le të shkojë prostitutë në Francë, meqë përflitej sepse donte të emigronte aty bashkë më fëmijët e saj.

Sipas Ritës, kush lë burrin, shkon prostitutë.

“ Perdet janë vënë nga ana e punëtorëve. Të shkojë ta çojnë prostitutë në Francë. Ajo që e lë burrin le të shkoj prostitutë në Francë”.- tha Rita.

Gjergj Laçi 52- vjeç u arrestua ditën e dielë nga policia në Tiranë, pasi prej 6 vitesh ka mbajtur të ngujuar bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tij në banesë, duke i kërcënuar të mos dalin nga dera e shtëpisë. 

Autori mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.