Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec, ku një person është përplasur nga një mjet pastrimi.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi”, ku një fadromë që pastronte mbetjet liqenore kaa goditur aksidentalisht një pushues. I plagosur raportohet se është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.