Ka humbur jetën Irodhis Dalani, ish-kryetar i komunës Livadhja.
Automjeti i tij është përplasur me një tjetër mjet në aksin rrugor Sarandë – Delvinë.
Pas aksidentit, Irodhis Dalani nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Aksidenti është regjistruar mëngjesin e sotëm teksa, i ndjeri ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.