Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Çelepias” në Berat, ku një 68-vjeçar është përplasur nga një makinë.
Mësohet se 68-vjeçari u përplas teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës. Pas përplasjes, automjeti tip VolsWagen Passat, e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.
I moshuari Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancën që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që po kërkohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, të cilat do të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.
Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Volswagen Passat është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ku edhe po jep dëshminë e ti në lidhje me ngjarjen.
Burime nga dëshmitarë në vendngjarje konfirmojnë se automjeti që shkaktoi aksidentit ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në këtë zonë të banuar.