Një aksident i 7-fishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Selvisë.
Mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një frenim i gabuar. Kjo gjë ka bërë që të gjithë makinar që ndodheshin pas mjetit që frenoi të përplaseshin me njëra-tjetrën.
Ende nuk dihet nëse si pasojë e përplasjes së makinave ka persona të plagosur apo ngjarja është mbyllur vetëm me dëme materiale. Pritet njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.