Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele, ku i riu ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal.
Siç mund të shihet në pamjet e aksidentit, makina tip ‘Ford’ ka përfunduar mes shkurreve, e ndërsa shoferi 29-vjeçari Marjus Lushka ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 29-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa Policia e Shtetit po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Rreth orës 09:30, në fshatin Strum, shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.