Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të Tiranës.

Policia bën me dije se një automjet ka aksidentuar një person i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende identiteti i drejtuesit të automjetit dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i rëndë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në dalje të Tiranës,  një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.