Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku të plagosur kanë mbetur një çift shqiptarësh.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Marola, pak para orës 20:00, ku janë përplasur 3 makina. Burri dhe gruaja shqiptare, të cilët po lëviznin me një makinë tip “Audi A3”, ndodhen në gjendje të rëndë, pasi pjesa e përparme e makinës u shkatërrua plotësisht.
Mësohet se makina po ecte në drejtim të qytetit, dyshohet me shpejtësi mjaft të madhe, kur fillimisht goditi një makinë të bardhë në të cilën ndodheshin dy të rinj e më pas u përplas me një makinë tjetër ku ndodhej një person.
Të tre personat që ndodheshin në dy makinat e tjera nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Policia italiane ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.