Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek rreth rrotullimi Koplikut, ku shtetasi M.L, 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Ai pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.