Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Qishbardhë në Vlorë.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një makinë “Fiat Punto” me drejtues një 35 vjeçar ka dal nga rruga.
Automjeti ka humbur kontrollin në kthesë si rrjedhojë e shpejtësisë së lartë drejtuesi i mjetit i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi E. M., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 25-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al