Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Laç Mamurras. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person. Një tjetër ka mbetur i lënduar.

Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.