Nje aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën “Fier-Lushnjë”.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, një kamion dhe një makinë e vogël, në të cilën ndodhej vetëm shoferi.

Drejtuesi i mjetit ka ngelur i bllokuar brenda në mjet, teksa policia dhe zjarrfikësit po punojnë për ta nxjerrë. Mësohet se pavarësisht përplasjes, ai është jashtë rrezikut për jetën.