Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur në aksin Pogradec – Lin, në afërsi të Pojskës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur 6 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Përplasja ndodhi mes një mjeti tip xhip me një furgon mallrash.

“Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P. Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore,” njoftoi polciia.