Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Sarandë-Delvinë pranë vendit të quajtur Qafa e Gjinos.

Mësohet se një autobot gazi ka dalë nga rruga duke u përmbysur në anë të saj. Fatmirësisht raportohet se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Ende nuk ka ndonjë informacion nëse mjeti autobot të ketë qenë  i mbushur ose jo me gaz në momentin e aksidentit.