Alban Miloti ka ndërruar jetë dhe Elvis Doçi ka mbetur i plagosur nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotme në aksin Mamurras-Laç. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjorem.

Mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës. I plagosuri është dërguar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Postimi i Policisë: 

Mjeti tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga rreth orës 05:50, duke përfunduar i përmbysur në një tokë bujqësore.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor në vendin e ngjarjes pritet të bëjë zbardhjen e rrethanave.