Policia ka zbuluar detaje nga aksidenti i ndodhur pak më parë në zonën e Saukut, ku autobusi i Petrelës u përplas me një makinë.
Sipas uniformave plu, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, 4 prej të cilëve janë shoferi dhe pasagjerët e mjetit.
Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i makinës, i cili i ka dalë para autobusit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.