Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një automjet ka pëprlasur një nxënës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën mes shkollave “Luigj Gurakuqi” dhe “Abdyl Paralloi”, ku automjeti ka qenë duke ecur, dhe ka përplasur 14-vjeçarin.

Fëmja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa shoferi i automjetit është arrestuar.