Detaje të reja janë zbarhdur në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesi ne sotëm në Tiranë, ku ndërroi jetë një 35-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Visar Meshi, ndërsa janë dërguar në spital Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.

Aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se automjeti tip “BMW” doli nga rruga duke u përplasur me mbajtësen anësore. Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit. Pritet që në orët e ardhshme të ketë më shumë informacion.