Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e arrestit ndaj Arben Carës.


Cara, bashkëshorti i ish-gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Korçës Mimoza Margjeka, do ta vuajë dënimin nën masën “Arrest Shtëpie”.


Më parë ndaj tij ishte marrë më parë masa “Arrest me Burg”, ndërkohë që pak ditë më parë i njëjti vendim u mor edhe për Margjekën (bashkëshorten). Ajo u dënua me “Detyrim Paraqitje”.


Gjyqtarja Margjeka ka deklaruar se këto akuza të ngritura ndaj janë të montuara dhe se këto lidhen me vendiin e dhënë muaj më parë që refuzoi dhënien e mandatit të fituesit të kryetares së bashkisë së Durrësit, pas zgjedhjeve të fundit lokale.