Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato ka shkuar ditën e sotme në GJKKO, ku pritet të mbahet një seancë paraprake.
Bëhet me dije se Sonila Qato dyshohet që ka shkelur barazinë me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, teksa kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.
Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet. Për këtë çështje po hetohen; Sonila Qato, Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari, Almir Hoxhaj, Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti dhe Admir Pahumi.