Një i burgosur shqiptar që mbahet në Greqi u dërgua me urgjencë në spitalin e Trikalas.
I burgosuri, i cili nuk është identifikuar me emër, u mjekua në spitalin e burgut, më pas u vendos që të dërgohej në spital Trikalas, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Policia greke është mobilizuar për të zhvilluar këtë transferim të një të burgosuri me origjinë nga Shqipëria dhe që akuzohet për krime të rënda.