SPAK ka zbardhur një vrasje të mbetur në tentativë në dy raste të ndryshme ndaj Aredin Beharit në qytetin e Fierit.
Në pranga është vënë Albert Pashaj, i cili akuzohet si porositë i vrasjes, dhe ka paguar 80 mijë euro Henrik Hoxhaj e Skerdi Tasen për të krye ekzekutimin.
Por të dyja atentate kanë dështuar. Sipas SPAK, Aredin Behari herën e parë pikasi vrasësit dhe u shtri në tokë ndërsa herën e dytë ekzekutorit Henrik Hoxhaj, iu bllokua arma e llojit automatik kallashnikov.