Enkelejd Alibeaj nuk ka dashur të komentojë protestën që Opozita do të zhvillojë sot para Kuvendit. I pyetur për këtë gjë nga gazetarët, teksa ecte për tu futur në Kuvend, Alibeaj është përgjigjur në mënyrë mjaft arrogante. Toni që ai përdor në të folur është gjithashtu shumë i lartë.
Enkelejd Alibeaj: Edhe çfarë? çfarë?
Për protestën sot? Nuk do të merrni pjesë?
Enkelejd Alibeaj: Çfarë?
Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.