Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lëvizjes së fundit të Enkelejd Alibeajt, i cili dorëzoi sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Në një komunikimin për mediat, Berisha e cilësoi Alibeajn si peng të Ramës, ndërsa shtoi se do vazhdojë revolucionin popullor dhe protestat.

“Nxitën një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD në parti të vërtetë opozitare dhe të atyre që besojnë se Shqipëria duhet të ketë pluralizëm, bashkëpunimin me vende të lira dhe jo me mafien. Shpreh mirënjohje për gatishmërinë për të shumëfishuar forcat për fushata elektorale. Revolucioni popullor dhe protesta nuk do ndalet.  Pengjet janë pengje, zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Ekziston fraksioni i pengjeve të Ramës, Lul Brava dhe Ali Basha. PD është një, është ajo e anëtarësisë, që ka mbështetje masive të qytetarëve shqiptarë. Është e aftë të regjistrojë çdo mafie dhe e faktojë këtë”, tha Berisha.